Lajme
Ukraina zyrtarisht kërkon armë nga Gjermania
Zyrtarisht, Ukraina dëshiron të furnizohet me armë mbrojtëse nga Gjermania. Në një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme, Kievi rendit shumë dëshira dhe kërkon që Gjermania ta shqyrtojë sa më shpejt kërkesën, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s, Gjermania refuzon ta furnizojë Ukrainën me armë. Tani qeveria gjermane mori një kërkesë nga Kievi.
Ambasada e Ukrainës ka kërkuar zyrtarisht mbështetje në formën e furnizimeve me armëve, shkruan Deutche Welle. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” citon një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme në të cilën ambasada liston një numër armësh që dëshiron Ukraina.
Në letër thuhet se për shkak të “situatës jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë dhe kërcënimit të agresionit rus”, ambasada kërkon që “kjo kërkesë të shqyrtohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në artikullin e “Süddeutsche Zeitung”.
Sisteme armësh me karakter mbrojtës
Ambasada e Ukrainës në Berlin kërkon sisteme për mbrojtjen kundërajrore ndaj raketave me rreze të mesme veprimi, sisteme kundërajrore portative, armë kundër dronëve, sisteme për shkatërrimit me mikrovalë, sisteme elektronike gjurmimi, por edhe pajisje për shikimin e natës, kamera vëzhgimi dhe municione.
Më tej “Süddeutsche Zeitung” citon nga letra se bëhet fjalë për “sisteme armësh me karakter mbrojtës”. Ukraina kërkon ndihmë të menjëhershme për t’i blerë urgjentisht këto pajisje dhe armatime.
Sinjal shumë i qartë – 5000 helmeta
Qeveria gjermane i ka premtuar Ukrainës vetëm dërgimin e 5000 helmetave ushtarake. Ky është një “sinjal shumë i qartë se ne jemi në anën tuaj”, tha ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Ambasadori ukrainas në Berlin e mirëpriti dorëzimin, por në të njëjtën kohë e kritikoi atë si një “gjest simbolik”.
Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria federale gjermane e përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP kanë vendosur të mos dëgojnë armë në rajone krize.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?













