Lajme
Dritan Abazoviq propozohet për kryeministër të Malit të Zi
Mësohet se deputetët malazezë kanë shkarkuar mbrëmë kryeministrin Zdravko Krivokapiq pas 14 muajve qëndrimi në krye të Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i grupit të deputetëve “E Bardha në të Zezë”, Millosh Konatar, tha se personalisht beson se kryeministër i ri duhet të jetë lideri i lëvizjes URA, Dritran Abazoviq. Ai mbrëmë në Kuvend tha se bisedimet do të nisin sot.
“Unë besoj se do të kemi një qeveri të re. Shumë shpejt do të kemi një qeveri të re, e cila do të luftojë korrupsionin. Nëse më pyetni mua personalisht, normalisht do të dëshiroja që kryeministër të jetë Dritan Abazoviq”, tha Konatar, raporton rtcg.
Kujtojmë se për shkarkimin e 63-vjeçarit Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë, ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.
Theksojmë se edhe disa parti të minoriteteve kanë kërkuar që mandatar i radhës të jetë politikani shqiptar, Abazoviq, i cili deri në momentin votimit të mosbesimit të Qeverisë ishte zëvendëskryeministër.
Ndryshe, partia e presidentit Milo Gjukanoviq, DPS, ka njoftuar se do të mbështesë një qeveri të pakicës, por që në të nuk do të jenë partitë proserbe.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











