Kosova
Deputetët e VV-së tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit
Pas publikimit të shpenzimeve për derivate, VV-ja tërhiqet nga kompensimi
Deputetët e Vetëvendosjes janë tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit. Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, teksa u ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë që të aplikojnë të njëjtin standard, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu Kusari-Lila thotë se do të kërkojnë nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e vendimit për kompensim të deputetëve. Gjithë kjo erdhi pas publikimit të shpenzimeve të deputetëve të Kosovës për derivate.
“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët e tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve. Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës”, ka shkruar Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












