Lajme
Gjermania rekomandon dozën e dytë përforcuese për një kategori të personave
Organi zyrtar i vaksinimit në Gjermani ka rekomanduar dhënien e një vaksine të dytë përforcuese Covid-19 për grupet në rrezik.
Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit, ose STIKO, është një panel i pavarur ekspertësh që këshillon qeverinë gjatë pandemisë.
“Personat mbi 70 vjeç, personat në institucionet e kujdesit, personat me mungesë imuniteti dhe punonjësit në institucionet mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor duhet të kryejnë dozen e dytë të vaksinës përforcuese mRNA, siç janë Pfizer/BioNTech ose Moderna.
Një projekt-rezolutë u është dërguar ekspertëve të tjerë shëndetësorë dhe shteteve federale për miratim, kështu që ndryshimet në plan janë ende të mundshme, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, STIKO u bën thirrje personave në rrezik për arsye shëndetësore që të kryejnë dozen e dytë përforcuese sa më shpejt që të jetë tre muaj pas të parit, ndërsa personeli mjekësor dhe i kujdesit në rrezik për shkak të ekspozimit të tyre pas gjashtë muajsh.
Komiteti vuri në dukje të dhënat aktuale që tregojnë se mbrojtja kundër variantit Omicron zvogëlohet brenda pak muajsh pas dozës së parë përforcuese.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











