Lajme
Dritan Abazoviq vazhdon të mbetet zëvendëskryeministër i Malit të Zi
Sot në seancën e jashtëzakonshme, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk e kanë përkrahur rendin e ditës, në kuadër të së cilës do të shqyrtohej shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga 76 deputetë, 46 abstenuan, 19 pro dhe 11 kundër. Kryesuesi deklaroi se rendi i propozuar nuk mori shumicën e kërkuar dhe përmbylli seancën e parë të jashtëzakonshme.
Nesër pritet seanca e dytë, në të cilën do të diskutohet për nismën e lëvizjes URA të Abazoviqit dhe një pjese të deputetëve të opozitës për mosbesimin e Qeverisë.
Në rendin e ditës janë dy pika – iniciativa e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq dhe propozimi për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq, për atë pozitë.
Propozimin për shkarkimin e Abazoviqit e ka bërë kryeministri Krivokapiq, pasi URA, me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka dorëzuar iniciativën e mosbesimit në Qeveri.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











