Lajme
E Majta dhe Qendra përshëndesin zbutjen e masave, SVP kërkon hetime
"Tani duhet "të përpunohen" ngjarjet gjatë pandemisë. Duke pasur parasysh kufizimet mbi liritë civile dhe koston miliardëshe të tyre, nuk guxon "të fshihet me gomë" gjithë ajo periudhë"
Partia Socialdemokrate (SP), Mesi (Mitte) dhe Liberalët e Gjelbër (GLP) kanë mirëpritur kthimin gradual nga masat pandemike në normalitet, të vendosur sot nga Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Nëse situata në spitale mbetet e qëndrueshme, hapat e mëtejshëm të hapjes duhet të pasojnë së shpejti.
Por të rinjtë e SVP-së kërkojnë një komision hetimor parlamentar.
SP shprehet si “optimiste e kujdesshme drejt kthimit në më shumë normalitet”. Këshilli Federal, sipas saj, ka zgjedhur një kurs të arsyeshëm.
Partia “Mitte” (Mesi) gjithashtu i konsideron të përshtatshëm hapat e mëtejshëm të hapjes nëse situata epidemiologjike e lejon këtë
Në një reagim në Twitter, kryetari i GLP-së, Jürg Grossen shprehet i lumtur për heqjen e detyrimit të karantinës dhe të punës nga shtëpia, shkruan srf.ch. Megjithatë, ai e konsideroi të parakohshme heqjen e menjëhershme të të gjitha masave.
“Duke qenë se varianti omicron ka qenë dominues, edhe pesimistët më të mëdhenj duhet të jenë të vetëdijshëm se pandemia ka mbaruar”, shkruan SVP. Infektimi masiv nuk mund të ndalet më. Virusi është bërë një “realitet gjithnjë më i padëmshëm dhe i përhershëm”. Prandaj, të gjitha masat duhet të ndërpriten menjëherë, kërkon SVP.
Por tani duhet “të përpunohen” ngjarjet gjatë pandemisë. Duke pasur parasysh kufizimet mbi liritë civile dhe kostoja miliardëshe e tyre, nuk guxon “të fshihet me gomë” gjithë ajo periudhë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












