Lajme
Danimarka i hoqi gjitha masat kufizuese
Prej sot, më 1 shkurt, Danimarka ka hequr të gjitha masat kufizuese kundër virusit Covid. Nuk ka më maska, lejohen hyrjet dhe daljet gjithandej, lejohet mbajtja e manifestimeve të mëdha, njofton albinfo.ch.
Danimarka u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që më 1 shkurt hoqi të gjitha kufizimet e vendosura kundër koronavirusit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të shkarkuara nga varianti Omicron.
Ky shtet skandinav edhe një herë po heq masën e mbajtjes së maskave, certifikatën e vaksinës, kufizimin e punës së bareve dhe restoranteve. Danimarka kishte bërë një eksperimet duke hequr të gjitha kufizimet edhe në periudhën shtator-nëntor të vitit të kaluar.
Klubet e natës do të rihapen më 1 shtator dhe po ashtu numër i pakufizuar i njerëzve mund të marrin pjesë në grumbullimet në ambiente të mbyllura.
Vetëm disa kufizime do të jenë në fuqi në kufijtë shtetërorë për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga shtetet që nuk janë në Zonën Shengen.
Vendimi për hequr kufizimet bëhet pavarësisht se Danimarka po raporton 40,000 deri 50,000 infektime ditore, shifra që përbëjnë pothuajse 1 për qind të popullsisë prej 5.8 milionë banorësh.
Mbi 60 për qind e danezëve janë të vaksinuar me dozën e tretë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me mesataren e BE-së, e cila është më pak se 45 për qind.
Duke përfshirë edhe personat që së fundmi kanë qenë të infektuar me COVID-19, autoritetet daneze vlerësojnë se 80 për qind e popullatës janë të mbrojtur kundër formave të rënda të sëmundjes.
Strategjia e autoriteteve daneze gëzon një mbështetje të gjerë brenda vendit. Sipas një sondazhi të publikuar më 31 janar nga e përditshmja Politiken, 64 për qind e danezëve të anketuar thanë se kanë besim në politikën e Qeverisë lidhur me pandeminë.
Pasi që numri i hospitalizimeve është më i ulët krahasuar me valët e mëparshme të pandemisë, disa shtete evropiane, përfshirë Francën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar për heqjen e kufizimeve apo lehtësimin e tyre, pavarësisht se këto shtete po regjistrojnë shifra të larta të rasteve të reja me sëmundjen COVID-19.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 73 për qind e popullatës në Evropë është infektuar me COVID-19 të paktën një herë që prej janarit të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












