Lajme
Si po depërtojnë anëtarët e ISIS-it në Evropë dhe SHBA?
Mediumi anglez 'The Guardian' zbulon se hyrja e anëtarëve të ISIS-it në Evropë dhe SHBA po bëhet përmes një skeme me pasaporta false
E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar një hulumtim që zbulon se si anëtarët e Shtetit Islamik hyjnë në Evropë ose Shtetet e Bashkuara. Sipas hulumtimit, skema zhvillohet përmes pasaportave të rreme, përcjell Albinfo.ch.
Anëtarët kanë mundësinë të lënë Sirinë për të udhëtuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar apo Kanada.
Një rrjet i tillë, siç shkruan ‘The Guardian’, drejtohet nga një person nga Uzbekistani me lidhje ekstremiste që jeton në Turqi. Ky i fundit po shet pasaporta false deri në 15 mijë dollarë.
Skema
Pasaportat i identifikojnë anëtarët sikur janë nga vende të ndryshme.
Në të paktën 10 raste për të cilat ‘The Guardian’ është në dijeni, njerëzit që kanë kaluar ilegalisht kufirin sirian në Turqi, kanë përdorur produktet e tij për t’u nisur përmes aeroportit të Stambollit.
Shitësit pretendojnë se BE-ja është destinacioni më popullor. Ka dhe raste ku njerëzit ishin në gjendje të udhëtonin nga Stambolli në Meksikë. Ata zotëronin pasaporta të rreme ruse dhe prej Meksikës kalonin ilegalisht përmes kufirit drejt SHBA-së. Nigeria dhe Mauritania janë gjithashtu destinacione të njohura, siç janë Ukraina dhe Afganistani.
Mirëfilli “biznes”
Biznesi po ecën aq mirë, sa kohët e fundit uzbeku hapi një kanal të ri në Telegram me emrin “Istanbul Global Consulting”. Kjo lloj tregtie sugjeron se ekstremistët e rrezikshëm mund t’i shmangen shërbimeve të sigurisë në mbarë botën.
Kohë më parë zyrtarët perëndimorë të sigurisë do të paralajmëronin se ISIS-i kishte në zotërim pajisje të rëndësishme. Kjo sa i takon printerave për të bërë pasaporta siriane dhe irakiane.
ISIS-i i përdori për të maskuar operativët mes më shumë se 1 milion njerëzve që ikën në Evropë gjatë kulmit të krizës së refugjatëve.
Dallimi
Kur vendosen nën dritën e zezë, dy pasaporta ruse përmbajnë materiale të ndjeshme ndaj UV-së (dritës ultraviolet). Sipas shitësve të dokumenteve, është e pamundur të falsifikosh një çip biometrik që funksionon.
Por në shumë pika kufitare zyrtarët që kontrollojnë pasaportat thjesht injorojnë ato që nuk funksionojnë. ISIS-i ka identifikuar gjithashtu zona të reja për t’u zgjeruar. Kjo, ndërsa shërbimi më popullor i shitësve të dokumenteve është duke ofruar mjete identifikimi për luftëtarët në Siri. Një nga tregtarët postoi në Telegram se “nëse keni nevojë për dokumente false nga Rusia, Azia Qendrore, Turqia, Evropa, më dërgoni mesazh në DM”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













