Lajme
Vriten dy policë në Gjermani, arsyet ende të paqarta
Mediat gjermane shkruajnë se ishte një udhëtim normal patrullimi që përfundoi fatalisht për një police (24) dhe një polic (29), përcjell albinfo.ch.
Të hënën mbrëma dy oficerë policie u plagosën për vdekje nga të shtënat me armë zjarri, gjatë një kontrolli trafiku në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz të Gjermanisë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kaiserslauternit.
Sfondi i asaj që ndodhi është ende i paqartë. Në patrullë rutinë kanë qenë zyrtarët nga Inspektorati Policor i Kuselit. Të shtënat fatale u shkrepën gjatë një kontrolli trafiku në Rrugën e Qarkut 22 në Ulmet, rreth orës 4:20 të mëngjesit.
Bernhard Christian Erfort, zëdhënës i policisë së Westpfalz, për gazetën “Bild”: “Kolegët njoftuan përmes radios se po kontrollonin një automjet. Menjëherë pas kësaj, ata raportuan se kishte të shtëna. Kolegët gjetën dy të plagosur, gjegjësisht dy të vdekur. Supozojmë se ka disa autorë”.
Autorët e arratisur aktualisht janë në kërkim me presion të lartë, informon portali Shtegu. Në vendngjarje janë siguruar gjurmët. Sipas informacioneve, nuk ka asnjë përshkrim të autorëve apo mjetit të arratisjes së përdorur. Nuk dihet ende drejtimi i arratisjes.
Kërkimi tani është shtrirë edhe në Saarland. Policia kërkon informacion në numrin: 0631-36 92 52 8. /DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











