Lajme
Anglia heq detyrimin për mbajtjen e maskave
Anglia lehtëson masat
Nga sot, Anglia do të heqë të gjitha kufizimet e Planit B që u vendosën për shkak të Omicron. Masat përfshinin mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në transportin publik, udhëzimin për të punuar nga shtëpia dhe mospërdorimin e certifikatave të vaksinave, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se nga sot më qytetarëve s’do t’u kërkohen maskat dhe pasaportat e vaksinave për të hyrë në ambiente të mbyllura.
Pasaportat e COVID-it nuk do të përdoren më për të hyrë as në klubet e natës, stadiume e ngjarje të mëdha, edhe pse në disa raste mund t’u kërkohet klientëve të dëshmojnë vaksinimi apo testi negativ.
Ndryshimet janë pjesë e vendimit të Qeverisë për të hequr masat dhe vjen pasi numri i rasteve me COVID-19 ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit, edhe pse në shifra të larta, rastet kanë pësuar ulje javëve të fundit.
Javën e kaluar qeveria ndryshoi udhëzimin për të hequr detyrimin për mbajtjen e maskave në shkollat e mesme. Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se suksesi i programit të vaksinimit ka bërë të mundur rikthimin në planin A.
Ky vendim vjen pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 102,292 raste të reja në 24 orë dhe vetëm 346 viktima.
Vendi ka regjistruar 16,149,319 raste dhe 154,702 viktima që nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?










