Lajme
Rekord infektimesh në Gjermani
Shteti gjerman regjistroi një numër rekord të infektimeve me koronavirus, teksa vendi shënoi dy vjet që nga zbulimi i rastit të parë të Covid, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, agjencia e kontrollit të sëmundjeve të institutit “Robert Koch” (RKI) në Berlin raportoi një rekord prej 203 mijë e 136 infeksionesh të reja me COVID-19 në 24 orë.
Gjermania filloi vaksinimet në fund të dhjetorit të vitit 2020.
Më shumë se tri të katërtat e popullsisë morën të paktën një dozë të vaksinës, pak më pak morën dy doza dhe më shumë se gjysma mori një përforcues.
Varianti shumë ngjitës i Omicron, i cili zakonisht çon në një rast më të lehtë të sëmundjes, ka bërë që numri i infeksioneve të shpërthejë javët e fundit. Kjo ka çuar në mungesë të stafit në sektorin mjekësor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












