Lajme
Danimarka largon Covid nga kategoria e sëmundjeve kritike
Raportohet se Qeveria daneze ka vendosur të shfuqizojë të gjitha kufizimet që nga 1 shkurti, duke e hequr po ashtu koronavirusin (COVID-19) nga kategoria e sëmundjeve kritike në aspektin shoqëror, transmeton albinfo.ch.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha se duke hequr COVID-19 nga kategoria e sëmundjeve kritike në aspektin shoqëror, kanë vendosur të shfuqizojnë të gjitha kufizimet që nga 1 shkurti dhe për këtë kanë marrë mbështetjen e plotë nga partitë e tjera në Parlament.
Ajo vuri në dukje se aplikimi i pasaportës së vaksinimit do të vazhdojë vetëm për hyrjet në Danimarkë nga jashtë. “Kemi vendosur të heqim të gjitha kufizimet që nga 1 shkurti. Në fund të janarit, në fillim të shkurtit, numri i të infektuarve me COVID-19 do të arrijë kulmin dhe më pas do të ketë ulje”, tha Frederiksen.
Ajo u shpreh se edhe nëse kufizimet mbesin në të kaluarën dhe jeta e përditshme kthehet, autoritetet do të ndjekin të dhënat mbi koronavirusin, duke shtuar se do të aplikohet edhe doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













