Lajme
Parimet e udhëheqjes institucionale
Shkruan: Emrush T.Shkodra
Për një mbarëvajtje të mirë dhe një rrjedhje të sigurt drejt rezultateve pozitive në të gjitha institucionet e të gjitha niveleve, qoftë ato qendrore, e po ashtu ato komunale, që janë në shërbim të qytetarëve dhe që paguhen nga taksat e qytetarëve, do të duhej së paku të ndiqeshin medoemos disa kritere të rrepta, e që duket e vetmja zgjidhje afatgjate që do të sjellin rezultate në tërë këtë katrahurë qeverisëse ndër vite në Kosovë.
Të aplikohen parimet që kushdo të qeverisë apo të udhëheqë me cilindo dikaster, që është pozitë menaxhuese, të zbatohen plotësisht kriteret sipas pikave që po i shfaqim më poshtë. Pra, duhet të zbatohen këto parime si kriter i udhëheqjes së pozitave publike, si:
1. Të jetë familjar/e,
2. Të jetë i martuar/e jo më shumë se një grua (burrë) dhe të këtë fëmijë,
3. Të këtë një fakultet të kryer,
4. Të jetë i/e avancuar në shkollim akademik (master, doktor etj.)
5. Të këtë një background të pastër moral,
6. Të mos jetë duhanpirës,
7. Të mos jetë alkoolist kronik (që rri veç i dehur),
8. Të mos jetë përdorues i substancave narkotike,
9. Të ketë punuar në sektorin privat,
10. Të ketë udhëhequr sektore të caktuara me përgjegjësi nga kompani private,
11. Të dijë shkrim lexim,
12. Të dijë të shkruajë një ese në një format A4 (gjysmë faqe),
13. Të shfaqë njohuri të saktë dhe precize profesionale,
14. Të ketë pasur rastin të vizitojë shtete, duke njohur kultura dhe demokraci të ndryshme nëpër botë,
15. Të ketë pasur bashkëpunime ose kontakte profesionale me organizatat e huaja që kanë operuar në Kosovë,
16. Të ketë të krijuar një personalitet të sinqertë, edukativ, profesional dhe të ketë reputacion në shoqëri,
17. Të jetë i rritur, jo vetëm me vjet e me trup, por me mendje dhe vetëdije lëvizëse që i kupton rrethanat e përgjegjësive që i merr,
18. Të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë publike që e merr, dhe pastaj të njëjtën që do e mbajë mbi supe. (mos me i marr njerëzit në qafë me një fjalë.) Prandaj, marrja e pozitave menaxhuese, dhe veshja me pushtet nuk duhet të konsiderohet privilegj, po përgjegjësi, dhe ashtu duhet te trajtohet. Dhe… Cilado qoftë forma që mund të arrihet në pushtet, duhet të jetë e merituar, e jo e fituar nga benifite personalitetesh (si bakshish). Sepse nuk ia di rëndësinë pastaj! Nuk ia di rëndësinë pozitës, nuk ia di rëndësinë përgjegjësisë, nuk ua di rëndësinë qytetarëve, nuk ia di rëndësinë familjes, dhe si përfundim, nuk ia dinë rëndësinë as JETËS. Një herë duhet të këtë një fillim për së mbari, ose, ose! Nejse! Kërkimi, mençuria, edukata e profesionalizmi duhet kuptuar si mjet diturie, jo si një objekt konkurrimi për pushtet!
Paul kishte thënë se politika tregon se kush e ka pushtetin, jo kush zotëron të vërtetën! Sepse e vërteta dhe realiteti e dimë ku qëndron!
ESH për: albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













