Lajme
Abazoviç: Qeveria e Malit të Zi bie më 4 shkurt
Thellohet kriza në Malin e Zi
Para pak ditësh, në Mal të Zi, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç është shkarkuar nga kryesimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ndërsa shefi i ekzekutivit, Zdravko Krivokapiç, ka marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, pasi ka liruar nga detyra edhe ministrat përkatës.
Drejtuesi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian, ministri i Jashtëm, Gjorgje Radulloviç, gjithashtu është larguar nga posti.
Kryeministri Krivokapiç e ka argumentuar shkarkimin dhe heqjen e kompetencave të ministrave, duke u shprehur se është e papranueshme që qeveria të rrëzohet nga brenda dhe se në Mal të Zi po zhvillohet një grusht shtet.
ZDRAVKO KRIVOKAPIÇ, KRYEMINISTËR, MALI I ZI
“Unë nuk e kam ngritur çështjen e shkarkimit të asnjë ministri, edhe pse tani shihet shumë qartë se kush ka punuar për kë. Pres që ministra të tillë të japin vetë dorëheqje gjatë ditëve në vijim”.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se këto zhvillime synojnë të nxisin trazira në vend.
DRITAN ABAZOVIÇ, ZV.KRYEMINISTËR, MALI I ZI
“Me qeverinë do të përfundojë gjithçka më 4 shkurt, kur do të votohet mosbesimi. Nëse mendojnë se ndryshimet i kontribuojnë situatës, nuk ka asnjë problem për mua. Por, nëse dikush do të prekë rendin kushtetues, veçanërisht atë të sigurisë, të provokojë trazira në Mal të Zi apo shpërthen nacionalizmin, do të marrë përgjigjen e duhur pa vonesë”.
Kryeministri i Malit të Zi ka kërkuar shkurtimin e mandatit të Kuvendit, në mënyrë që t’i hapet rruga shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa më 3 shkurt do të votohet edhe për shkarkimin e Dritan Abazoviçit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













