Lajme
Franca, Gjermania dhe Zvicra paralajmërojnë Rusinë
Kategorikisht kundër pushtimit të Ukrainës
Së fundmi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës, përcjell albinfo.ch.
Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë, “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një sërë hapash për t’iu kundërvënë grumbullimit masiv të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 forca ruse janë përgjatë kufirit ukrainas dhe Perëndimi ka shprehur shqetësim se Moska mund të jetë duke u përgatitur për ta pushtuar Ukrainën.
Kancelari Scholz tha se “është e nevojshme që të bëhet gjithçka që të sigurohet se situata të rrjedhë ndryshe nga ajo që kemi frikë sot”.
“Prandaj ne presim hapa të qartë nga Rusia që do të kontribuojnë në uljen e tensioneve, dhe ne jemi pajtuar se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja serioze”, shtoi ai.
Macron tha se më 28 janar do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kjo bisedë, siç tha ai, do të jetë pjesë e dialogut me Rusinë dhe ofron mundësi të “qartësimit” të strategjisë së Moskës mbi Ukrainën.
Nga ana tjetër, nga kjo situatë jo e mirë ka reaguar ditë më parë edhe shteti i Zvicrës, duke shprehur shqetësim lidhur me këtë gjendje. Presidenti i Konfederatës, Ignazio Cassis, shpreh shqetësim nga një përkeqësim i mundshëm i situatës në Ukrainë.
Ai tha se në mes të një pandemie, “do të ishte katastrofike për Evropën dhe botën nëse do të vinte një krizë e re, pa qenë e nevojshme”.
Presidenti i Zvicrës vuri në dukje gjithashtu se Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në situatën e Ukrainës. Megjithatë, ai nuk pret ndonjë pasojë përpara konferencës ndërkombëtare për reformat në Ukrainë, të cilën Zvicra do ta mikpresë verën e ardhshme. Krahas sigurisë në Evropë, Cassis theksoi se Zvicra është e gatshme të përballet me vështirësitë ndërkombëtare në rritje. Ai diskutoi me Sekretarin e Shtetit gjithashtu edhe për Iranin dhe Libinë, ndërsa me ministrin rus foli për Bjellorusinë dhe situatën e të drejtave të njeriut në Rusi.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











