Kosova
400.000 franga borxh dhe shumë delikte: Pas 30 vitesh në Zvicër, duhet të kthehet në Kosovë
Borxhi kishte arritur në 400.000 franga. Përveç kësaj, ai qe dënuar për një kundërvajtje trafiku dhe një herë tjetër për neglizhim të alimentacionit
Një person i moshës 52 vjeçare, shtetas i Kosovës është dënuar për shkak të mospagesës së mbështetjes së fëmijëve (alimentacionit). Pasi atij i janë grumbulluar edhe borxhe të tjera dhe ka kryer një numër të madh deliktesh të lehta, kosovarit nuk do t`i zgjatet më leja e qëndrimit në Zvicër.
Kosovari 52-vjeçar jeton prej 30 vitesh në Zvicër – dhe këtu ka tre fëmijë, trasnmeton albinfo.ch. Për shkak se ai ishte vazhdimisht delikuent, nuk kujdesej për pagesat e mirëmbajtjes dhe të borxhet e grumbulluara, ai tani duhet të largohet nga Zvicra
Pasi Zyra e Migracionit për Kantonin Solothurn nuk ia ka zgjatur lejen e qëndrimit, ai ka paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative të Solothurnit. Siç raporton “Solothurner Zeitung”, tashmë është konfirmuar vendimi që më parë kishte marrë Zyra e Migracionit. Vendimi i Gjykatës Administrative nuk është ende i formës së prerë dhe mund të apelohet.
Është paralajmëruar disa herë por ka vazhduar me shkelje
Kosovarit i është tërhequr disa herë vërejtja nga autoritetet e migracionit se do të dëbohej – për herë të parë dhjetë vjet më parë, në kantonin e Aargaut. Në atë kohë ai kishte grumbulluar tashmë 23 gjoba, dënime me burg dhe gjoba, trasnmeton albinfo.ch. Shumica e rasteve kishin të bënin me shkelje të rregullave të trafikut, si shpejtësia ose përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit. Por ai qe dënuar edhe për përvetësim, falsifikim dhe mospërfillje të detyrimeve që rrjedhin nga e drejta familjare.
Më vonë, kur ai qe zhvendosur në kantonin e Solothurnit, Zyra e Migracionit në Solothurn gjithashtu e kishte paralajmëruar: ai nuk duhet të kryejë më vepra penale dhe të mos futet më tutje në borxhe të reja, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, “mali” i borxhit të tij arrinte në 280,000 franga.
Shpejt kishin pasuar edhe më shumë borxhe: komuna ku jetonin dy nga tre fëmijët e tij kishte paguar si paradhënie pagesat e mirëmbajtjes për vite me rradhë dhe më në fund i kishte kërkuar atij afër 100,000 franga në emër të pagesave të bëra. Kështu, borxhi ishte rritur në gati 400.000 franga. Përveç kësaj, ai qe dënuar përsëri për një kundërvajtje trafiku dhe një herë tjetër për neglizhim të detyrimeve për alimentacion.
Pa kontakte të ngushta me fëmijët
Kur ai kishte dashur të zgjaste lejen e tij të qëndrimit në vitin 2019, autoritetet e migracionit kishin refuzuar aplikimin e tij. Sipas tyre, ai kishte grumbulluar borxhe me dashje. Përveç kësaj, 52 vjeçari kishte “shkelur rëndë sigurinë dhe rendin publik në Zvicër përmes veprave të përsëritura penale”. Përfundimisht, ai nuk ka mundur të plotësojë kushtet e bashkangjitura me lejen e qëndrimit.
Sipas gjykatës administrative, nuk ka pengesa të pakapërcyeshme për kthimin e tij në Kosovë, përcjell albinfo.ch Nuk përbëjnë pengesë as fëmijët e tij këtu, me të cilët nuk ka kontakt të ngushtë. Për këtë ndarje është vetë ai përgjegjës, me sjelljen e tij. As qëndrimi i tij i gjatë në Zvicër nuk është pengesë.
Ndonëse kthimi do ta godasë rëndë, “dëbimi është veprimi i duhur për parandalimin e delikteve të mëtejshme dhe borxhit edhe më të madh dhe është i domosdoshëm sepse masat e marra deri më tani nuk kanë pasur efekt”, thuhet në vendimin e Gjykatës Administrative.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë















