Lajme
Pse po shkarkohet nga detyra e zëvendëskryeministrit Abazoviq
Abazoviç dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverise
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq, përcjell albinfo.ch.
Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
Pas njoftimit për nismën për mocionin e mosbesimit, ministrat e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq, kërkuan që Abazoviq të jepte dorëheqje nga posti i zëvendësministrit ose të tërhiqte nismën për rrëzimin e Qeverisë.
Qeveria e Malit të Zi mund të rrëzohet. Dritan Abazoviç dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Krivokapiç lajmëroi shkarkimin e tij nga detyra.
“Pakorrektësia që cenon qeverinë në të cilën ai është anëtar, duke ruajtur pozitën në të cilën ai është zgjedhur, cenimi i parimeve dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë, janë arsye të pafalshme pse i propozoj Kuvendit shkarkimin të zëvendëspresidentit Abazoviç”, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ndërkohë koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.
Koalicioni “Zi mbi të Bardhë” që drejtohet nga Abazoviç ka votat e duhura për rrëzimin e qeverisë.

E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









