Lajme
Gjeniu 9-vjeçar, kalon me sukses provimin e shkollës së mesme
Vetëm 9-vjeç, gjeniu i vogël i habit të gjithë, kalon me sukses provimin e shkollës së mesme
Është vetëm 9 vjeç, por ka talent në matematikë. Bëhet fjalë për djaloshin e quajtur Leonardo, një 9-vjeçar nga Mostyn, Flintshire, i cili mori notën C në Matematikë të Mesme, lëndë që studiohet zakonisht nga nxënës 6-7 vjet më të mëdhenj, përcjell albinfo.ch.
Ai iu nënshtrua provimit në nëntor të vitit të kaluar, ku edhe doli fitues, duke marrë certifikatën përkatëse, ndërkohë që prindërit e tij, Emma dhe Michael, thanë se ndihen tepër krenarë dhe të gëzuar për të birin.
Prindërit e tij thanë se pas marrjes së këtij provimi, po shikojnë mundësinë që në verën e këtij viti ai t’i nënshtrohet një tjetër testimi, këtë herë në më të avancuarin e Matematikës.
Dashuria e parë e Leonardos është shkenca, por pasi ai nuk ishte në gjendje të studionte elementet praktike të kursit, ai vendosi të merrte GCSE-në e Matematikës pas shkollimit në shtëpi gjatë verës.
Rhian Roberts, mësuesi i tij në Ysgol y Llan në Whitford, afër Holywell, tha se Leonardo i kishte “habitur” të gjithë në shkollën e tij fillore me aftësinë e tij, citon BBC.
Prindërit e tij gjetën një mësues personal për t’i ndihmuar një herë në javë. Atij iu desh të ulej në një dhomë të veçantë për nxënësit 15 dhe 16-vjeçarë që po jepnin provimin në shkollën e mesme Hawarden aty pranë. Por, puna e palodhur dha rezultat, me një notë pak më të ulët se nota maksimale B, e disponueshme për nivelin e mesëm.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












