Lajme
Ndalimi i referendumit serb në Kosovë, protestë në veri të Mitrovicës
Dhjetëra qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit, raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre, Serbinë”, “Votoj për paqe, jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”, dhe të ngjashme.
Për pak minuta pritet që para mediave të flasë ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.
Ata kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë votuar disa nga të pranishmit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












