Kosova
KMDLNj: Kosova nuk është pjesë e shtetit serb
Lidhur me referendumin KDLNj ka reaguar sot, duke theksuar se mbajtja e referendumit për ndryshime të Kushtetutës së Serbisë në territorin e Kosovës është përpjekje e Serbisë, e cila ka një të kaluar kriminale në Kosovë, që ta konsiderojë si pjesë përbërës të shtetit serb, përcjell albinfo.ch.
Sipas KMDLNj, presioni për lejim të mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë në Kosovë erdhi nga Joseph Borrell.
”Borrel, një politikan spanjoll që me një besnikëri patologjike po e mbron politikën e Aleksandar Vuçiqit në Serbi, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova”, thuhet në njoftim.
Për KMDLNj –në nuk ka asnjë dilemë nëse Qeveria e Kosovës duhet të përkrahet në refuzimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuse të Serbisë, e që rëndë e shkel sovranitetin e Kosovës dhe paraqet shqetësim të madh qëndrimi oportunist i opozitës kosovare për këtë çështje. Prandaj, sipas tyre, të gjitha partitë opozitare, pa asnjë dallim, duhet të jenë në përkrahje të Qeverisë së Kosovës, jo si individë, por si subjekte politike opozitare dhe duhet të dalin me qëndrim zyrtar.
”Qeveria e Kosovës duhet të këmbëngulë në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe për këtë duhet të përkrahet nga të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake, fuqisë politike, përkatësisë etnike, moshës, gjinisë apo statusit shoqëror. Imponimi dhe shantazhimi që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për lejim të mbajtjes së një referendumi për ndryshime kushtetuese të një shteti tjetër, Serbisë, në një shtet tjetër, Kosovë, nuk ka të bëjë aspak me të drejtat e njeriut, por pikërisht është shkelje dhe dhunim i të drejtave të njeriut nga pozita e të fortit”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














