Maqedonia
Rritet numri i azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut në Gjermani

Roporti i fundit i lëshuar nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin e Refugjatët tregon se qytetarë nga Ballkani përsërisin kërkesat për azil, megjithëse janë larguar një herë nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vetem në vitin 2021 është rritur numri i kërkesave për azil në Gjermani, për herë të parë që pas vitit 2017. Bie në sy rritja e kërkesave nga Maqedonia e Veriut, kurse numri i azilkërkuesve nga Kosova ka shënuar rënie.
Vlen të theksohet se arsyet janë të ndryshme dhe nuk mund të bëhet krahasimi me vitin 2020, kur kufijtë për shkak të pandemisë ishin gati të mbyllur. Edhe Ministria Federale e Punëve të Brendshme theksoi se një krahasim me shifrat e vitit 2020 nuk mund të bëhet, për shkak të masave kufizuese të pandemisë së Coronës. Marrja e pushtetit nga talibanët, itinerari i ri i migracionit përmes Bjellurusisë, përmenden si faktorë që kanë shënuar rritje të kërkesave. Në vitin 2020 pati vetëm 122.000 kërkesa për azil në Gjermani. Kurse në vitin 2017 shifra ishte më e lartë, 222.600.
Referuar të dhënave zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf), ky institucion ka shënuar 190.800 kërkesa për azil vitin e kaluar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Rreth 148.000 kërkesa vijnë nga refugjatë që e shtrojnë për herë të parë kërkesën për azil në Gjermani, kjo është shifra më e lartë që nga viti 2018. Kurse rreth 17,5% e kërkesave të para janë dorëzuar për fëmijët nën 1 vjeç, që kanë lindur në Gjermani.
Vendet kryesore nga vijnë azilkërkuesit
Listën e vendeve nga vijnë refugjatët e kryesoi edhe vitin e kaluar Siria. Më shumë se 70.000 kërkesa janë shtruar nga sirianë, sipas Bamf. Por vitin e kaluar është shtuar edhe numri i azilkërkuesve nga Afganistani, që pas ardhjes në pushtet të talibanëve, 31.000 kërkesa regjistroi Zyra Federale për Migracionin.
I lartë mbeti vitin e kaluar edhe numri i kërkesave nga Ballkani Perëndimor, sidomos i kërkesave të përsëritura për azil nga qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët ishin larguar një herë nga Gjermania.
Ajo që bie në sy në statistikat e Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët është rritja e dukshme e numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut. Vitin e kaluar Bamf regjistroi 4500 kërkesa nga ky vend. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët ka shënuar se ka një rënie të kërkesave për azil nga Kosova. DW
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak