Lajme
Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një 9-vjeçare
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugor Prishtinë -Lipjan, në KM e 5-të, me ç’rast një vajzë e moshës 9 vjeç ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjeteve civile.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Mjekësinë Ligjore për autopsi”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore.
Hoxha ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik, të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe të mos vozisin nën ndikimin e alkoolit.
“Përdorimi i telefonave mobilë gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerëzore mbetet një shqetësim i madh për policinë dhe qyetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh në trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”, tha Hoxha.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











