Kosova
Revista zvicerane shkruan për racën në zhdukje të deleve “Balusha” të Kosovës
Sipas "Save Foundation" për Ruajtjen e Diversitetit Bujqësor në Evropë, delja Balusha është një racë e veçantë delesh në Kosovë, e rrezikuar për zhdukje

Studimet e cilësisë së qumështit kanë treguar tani se pothuajse të gjitha aminoacidet që janë thelbësore për ne janë të pranishme në qumështin e racës kosovare të deleve, të quajtur “Balusha.
Aminoacidet esenciale, siç dihet, nuk mund të prodhohen nga trupi i njeriut.
Në mostrat e qumështit të këtyre deleve janë gjetur të gjitha aminoacidet me “zinxhir të degëzuar”, si: leucina, izoleucina dhe valina. Leucina, valina dhe izoleucina përbëjnë 15 deri në 25 për qind të marrjes totale të proteinave nga produktet e qumështit. Nga aminoacidet aromatike, janë të pranishme fenilalanina dhe tirozina, ndërsa triptofani mungon.
Kështu shkruan revista bujqësore zvicerane “Schweizer Bauer”.
Prandaj, kosi i deleve Balusha përmban pothuajse të gjitha aminoacidet thelbësore, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye mbarështimi dhe mirëmbajtja e kësaj race është veçanërisht e rëndësishme, thuhet në tekstin e Fondacionit Save, kushtuar kësaj race të veçantë të deleve.
Emri i racës Balusha rrjedh nga fjala shqipe për “njollë rrumbullake”, ua sqaron revista zvicerane lexuesve të vet kuptimin në gjuhën shqipe të emërtimit “balushë”.
Delet balusha përdoren si racë me tri qëllime: për prodhimin e qumështit, mishit dhe leshit. Ato janë përshtatur në mënyrë të përkryer me habitatin e tyre, , përcjell albinfo.ch. Për shkak të numrit të vogël të tyre dhe shpërndarjes së kufizuar rajonale, delja Balusha është shumë e rrezikuar. Ka vetëm më pak se 300 dele të kësaj race, përfundon revista.
Edhe mediat kosovare janë marrë me këtë racë delesh. Ja Rçfarë shkruan revista “Bujku” nga Prishtina: Të bukura dhe të veçanta për nga pamja, e që dallohen nga racat tjera, janë delet Balusha, një racë autoktone që gjenden në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në Komunën e Istogut. Fatkeqësisht kjo racë shumë rentabile, është në zhdukje e sipër.
Dikur kjo dele mbushte Bjeshkët e Nëmuna që nga Mokna e deri në Ruseli. Këtë racë e kultivonin shumë familje, por që nga pas lufta tufat e këtyre deleve nuk shihen si dikur në ato bjeshkë.
Se a do ta ketë fatin kjo race dhe racat tjera autoktone siç ishte me lahutën, vegla tradicionale e cila u përfshi në UNESCO me status nacional serb dhe siç u tentua me deltarin ilir, e gjitha varet nga dëshira e shteti të Kosovës për ta mbrojtur me ligj . Kjo pasi për këtë racë janë interesuar të huajt. Ajo gjendet në Istog dhe kultivohet nga një fermer që e ka trashëguar nga paraardhësit e tij.
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?