Tematike
Cilët teste do të jenë falas dhe cilët duhet paguar, nga sot, në Zvicër
Vetë-testet, testet individuale PCR, ato për hyrje në Zvicër dhe testet e antitrupave nuk mbulohen nga shteti, pra duhet t`i paguani vetë
Duke filluar nga e hëna e ardhshme (pasnesër, 20 dhjetor) në të gjithë Zvicrën do të zbatohen masa më të rrepta kundër koronës ndërsa testet do të jenë nga sot (e shtunë) sërish falas. Por jo në të gjitha rastet ato do të jenë pa pagesë.
Në vazhdim, një përmbledhje që do t`ua bëjë të qarta ndryshimet që hyjnë në fuqi.
A do të paguhen tani testet për të marrë certifikatën e Covid-it?
Nga e shtuna, kostoja e disa testeve të Covid-19 që bëhen për të siguruar certifikatën Covid do të rimbursohen nga Qeveria Federale, transmeton albinfo.ch. Testet e shpejta të antigjenit dhe testet kolektive PCR (pool) përmes pështymës do të paguhen nga shteti. Mbulohet gjithashtu pagesa e testeve individuale PCR për njerëzit me simptoma të sëmundjes, për ata që kanë marrë një raport nga aplikacioni SwissCovid dhe pas mostrave pozitive të testit “pool”.
Megjithatë, vetë-testet, testet individuale PCR dhe testet e antitrupave nuk mbulohen nga shteti, pra duhet t`i paguani vetë.
Kush i paguan testet që nevojiten për të hyrë në Zvicër?
Të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duhet të kenë një test negativ. Përveç testeve PCR, të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë, tani pranohen edhe testet e shpejta të antigjenit. Këto nuk duhet të jenë të bëra më shumë se 24 orë më parë. Sigurisht, udhëtarët i përballojnë vetë shpenzimet, shkruan 20minuten.ch.
Një risi: Testi i dytë, katër deri në shtatë ditë pas hyrjes, që ishte paralajmëruar, nuk është më i nevojshëm për personat e vaksinuar dhe të shëruar. Personat e pavaksinuar dhe të pa shëruar, nga ana tjetër, duhet të vazhdojnë të kryejnë një test të dytë dhe të raportojnë rezultatin e testit tek autoriteti përgjegjës kantonal. Rezultatet negative të testit duhet të vërtetohen me anë të një certifikate Covid.
Kur niseni për në Zvicër me avion ose autobus, nuk mund të hyni në avion ose autobus nëse nuk keni testin negativ. Për këtë, pgjegjësia është e kompanive ajrore ose të autobusëve. Ata që nuk kanë rezultat negativ kur hyjnë në Zvicër, rrezikojnë të gjobiten nga autoritetet e kontrollit kufitar. Veç kësaj ata duhet gjithashtu të testohen, menjëherë pas hyrjes në vend.
Udhëtarët ndërkufitarë nuk duhet të plotësojnë formular kontakti dhe as të bëjnë test, nëse mbërrijnë me makinë.
A duhet të bëj test antigjen apo PCR?
Testet e antigjenit janë përgjithësisht më pak të sakta se testet PCR; Prandaj, pavarësisht nga rezultati negativ i testit, të gjithë udhëtarët me avion dhe autobus duhet të respektojnë masat higjienike dhe të mbajnë maskë në bord. BAG liston në faqen e saj të internetit ato teste të shpejta të antigjenit që janë vërtetuar në Zvicër dhe janë mjaft të sakta: Validierte%20SARS-CoV-2-Schnelltests%20FA%20(1).pdf
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












