Kosova
Ndërpriten bisedimet bërthamore me Iranin në Vjenë

Mësohet se raundi i fundit i bisedimeve me Iranin që synonte të shpëtonte marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të premten, më 17 dhjetor, u shty mes pyetjeve të ngritura nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së rreth zhdukjes së regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit në një kompleks bërthamor iranian.
Enrique Mora, i dërguar i Bashkimit Evropian dhe koordinator i bisedimeve, tha se marrëveshja duhet të përfundojë sa më shpejt.
“Nuk mund të presim me muaj, marrëveshja duhet të arrihet brenda javësh”, tha Mora para gazetarëve në fund të raundit të shtatë të bisedimeve.
“Ka një ndjenjë të urgjencës, që është absolutisht e rëndësishme nëse duam të kemi vërtet sukses në këto bisedime”, shtoi ai.
Më 2015 Irani arriti marrëveshjen bërthamore së bashku me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por, më 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione ekonomike, duke shtyrë Iranin që të nisë të shkelë pikat e marrëveshjes.
Kjo marrëveshje lehtësoi sanksionet ekonomike në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit në 10 deri në 15 vjetët e ardhshme.
Irani gjithmonë ka insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak