Kosova
Ndërpritet furnizimi me ngrohje për të gjithë qytetarët e Prishtinës
Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Sipas Termokos-it, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.…
“NP “Termokos” Sh.A. njofton opinionin e gjerë, përkatësisht të gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
KEK-u ka reaguar, duke thënë se sipas planeve, njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it me avull për ngrohje qendrore.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h. Ndërsa në Kosovën B, deri në mesnatë sot ishte në punë njësia B1. Sido që të jetë, për shkak të një rrjedhje në kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnatë. Ekipet e specializuara kanë filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve, njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, më 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bërë përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në reagimin e KEK-ut.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











