Lajme
Scholz: Nuk duhet të ketë vija të kuqe në luftën kundër koronavirusit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për fleksibilitet në marrjen e kundërmasave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
“Nuk duhet të ketë vija të kuqe, kjo pandemi na e ka treguar vërtet këtë. Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të rimendojmë nëse rrethanat e kërkojnë këtë”, tha ai për ”Bild”.
”Duhet vepruar shpejt dhe me vendosmëri”, theksoi ai.
“Në mënyrë që spitalet të mund të ofrojnë mjaft shtretër të kujdesit intensiv, pavarësisht nga pacientët e shumtë Covid-19, ne sapo kemi vënë në dispozicion shumë para’”, shpjegoi Sholz.
“Ndalimi i fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri synon gjithashtu të parandalojë më shumë njerëz të lënduar që të bëjnë presion shtesë në dhomat e urgjencës”, shtoi ai.
Scholz nuk e hodhi poshtë kategorikisht një bllokim të Krishtlindjeve.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me këtë, ai tha se “Qeveria federale dhe shtetet sapo kanë marrë masa shumë të rrepta. Ne do të kontrollojmë çdo ditë se si ato zbatohen dhe nëse janë të mjaftueshme”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










