Kosova
Nga sot jepet doza e tretë në Kosovë
Në një njoftim, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga sot do të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë, përcjell albinfo.ch.
Referuar MSH-së, doza përforcuese do t’u jepet njerëzve të cilët i kanë marrë dy doza paraprakisht, por me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë do t’u jepet personave që s’kanë zhvilluar imunitet të duhur pas marrjes së dy dozave, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut. Doza e tretë jepet jo më herët se tetë javë dhe pa i bërë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç.
MSH-ja ka thënë se qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS-ve, emailit dhe njoftimeve publike.
Në Kosovë vaksinimi ka nisur në muajin mars për grupet në rrezik dhe stafi shëndetësor. Ndërkaq në mesin e qershorit ka nisur procesi i vaksinimit masiv. Deri tash janë administruar një milion e 634 mijë doza. Nga to, nga dy doza i kanë marrë 769 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











