Lajme
Zvicër: I riu shqiptar, përfundoi një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë
Dodbibaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Lozanës në Zvicër, "Ecole Hoteliere de Lausanne" (EHL), i cili konsiderohet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë.
Rastave të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Krist Dodbibaj, një profesionist i suksesshëm në fushën e hotelerisë, organizimeve dhe manifestimeve.
Mërgimtari shqiptar, Dodbibaj, ka përfunduar studimet në Universitetin e Lozanës në Zvicër, “Ecole Hoteliere de Lausanne” (EHL), i cili konsiderohet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, ai po vazhdon studimet Master në Universitetin e Gjenevës, dega Menaxhim i Përgjithshëm. Synimi i tij është të marrë të gjitha eksperiencat dhe përvojën e tij në Zvicër për ta çuar në vendlindje.
Vlen të theksohet se Krist Dodbibaj, i lindur në Elbasan më 1995, shkollën fillore e ka mbaruar në Kanada dhe pas saj jeta e ka çuar të jetojë në disa vende të Europës, si në Spanjë, Çeki dhe derisa në vitin 2011 u vendos në Zvicër.
Ndërkohë, pasi mbaroi gjimnazin në Gjenevë, filloi duke kërkuar degën që do të fokusohej për të ndërtuar një karrierë që do i shërbente atij dhe vendit të tij të origjinës, Shqipërisë. Për ta provuar vetën, Kristi gjeti veten duke punuar në një hotel 100-vjeçar, “Gstaad Palace”, në Gstaad të Kantonit të Bernës, ku u ballafaqua me standarde të forta të punës zvicerane dhe vendosi që dega e tij studimit të jetë Hoteleria dhe Turizmi.
Për këtë fushë, Kristi zgjodhi të studiojë në Ecole Hoteliere de Lausanne (EHL), që sipas rankimeve botërore mbahet si një nga shkollat më të mira në botë në fushën e hotelerisë.
Gjatë studime në EHL, Kristi fillimisht si i vetmi shqiptar në këtë shkollë, arriti të marrë rolin e Koordinuesit të Komunikimeve të Studentëve, një pozicion që fitohet me fushata dhe votime. Në këtë shkollë, Kristi ka arritur të përçojë vlerat dhe kulturën shqiptare në mesin e qindra studentëve të botës. Në EHL, Kristi u diplomua në mes të pandemisë dhe kjo e bëri që të mendohet për të ardhmen e tij. Ai aktualisht po bën një Master në Universitetin e Gjenevës, dega Menaxhim i Përgjithshëm, dhe sapo të mbarojë, do të marrë gjithë eksperiencat dhe përvojën e tij në Zvicër për ta çuar në vendin e tij të lindjes, në Shqipëri, për të punuar në sektorin e turizmit.
Ai do të punojë për kompanin “Elite Travel Group”, e cila përgatit paketa pushimesh dhe produkte turistike për tregun shqiptar. /Albinfi.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriKrist Dodbibaj
- Prejardhja:Elbasan
- Vendi ku vepron:Lozanë
- Profesioni:Hoteleri
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













