Kosova
Masat e reja antiCovid që hyjnë në fuqi në Kosovë
Nga sot, në autobus vetëm të vaksinuarit në Kosovë
Duke filluar nga sot të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid nuk mund të futen në Kosovë. Masat e reja që kanë hyrë në fuqi prej mesnatës përcaktojnë se kushdo që do të udhëtojë drejt Kosovës duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza, ose certifikatë të vaksinimit me një dozë e shoqëruar me dëshmi të testit PCR ose atë të kalimit të Covid-it, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se certifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në universitete, transport urban apo edhe në bare e restorante. Gjithashtu, mbajtja e maskës mbetet detyruese edhe në ambientet e jashtme, ndërsa mbetet në fuqi kufizimi i qarkullimit nga ora mesnata deri në orën 5 të mëngjesit.
Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, festave familjare, ndërsa në bare e restorante, krahas certifikatës së vaksinimit, aktiviteti do të lejohet në 50 për qind të kapacitetit.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, prezantoi dje masat e reja për parandalim të virusit COVID-19. Masat e reja antiCOVID do të hyjnë në fuqi nga sot.
E njëra ndër masat është edhe ajo që nga sot qytetarët duhet të prezantojnë dëshminë për vaksinim për të përdorur transportin publik dhe atë privat. Njëjtë do të veprohet edhe me personat që duan të hyjnë në qendra tregtare dhe gastronomi.
Këto janë masat e reja që do hyjnë në fuqi sot: Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi RT-PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.
Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.
Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.
Tani që ka filluar vaksinimi edhe i qyetatrëve mbi moshën 12-vjeçare e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartëpërmendura, mes kategorive do të lirohen personat nën 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencore të vërtetuar për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, si dhe disa kategori të tjera.
Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare dhe gastronomi do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të dëshmia e shërimit apo rezultatin negativ të RT-PCR-së.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










