Kosova
Rritje e eksportit nga Kosova në Gjermani
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) përmes një njoftimi për medie, bën të ditur që sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, në periudhën janar-shtator 2021 eksporti nga Kosova në drejtim të Gjermanisë arriti vlerën prej rreth 40 milionë euro.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2020 eksporti ishte në vlerë rreth 30 milionë euro, që do të thotë ka 39% rritje të eksportit nga Kosova në Gjermani në periudhën janar-shtator 2021 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.
OEGJK njofton që edhe gjatë vitit të kaluar, në kohë pandemie pati rritje të eksportit mbi 40% për në Gjermani, në krahasim me 2019.
Nora Hasani, drejtoresha ekzekutive e OEGJK tregon se vështirësitë që kompanitë gjermane kanë hasur në zinxhirët e tyre të furnizimit gjatë pandemisë, iu kanë mundësuar disa kompanive kosovare që të bëhen furnitorë për kompani gjermane.
“Për disa kompani gjermane Ballkani Perëndimor, e në veçanti Kosova janë territor akoma i pa eksploruar, por me shumë potencial për gjetjen e furnitorëve të rinj. Për kompanitë evropiane e gjermane që duan të diversifikojnë furnitorët, prodhuesit kosovarë mund të ofrojnë produkte cilësore që transportohen në rrugë më të shkurtra dhe më të shpejta, se sa kur furnizimi bëhet nga Azia”, thotë Hasani dhe thekson se në OEGJK që nga fillimi i pandemisë janë rritur dukshëm kërkesat nga kompanitë gjermane për të gjetur furnitorë nga Kosova për produkte dhe gjysmë-produkte.
Produktet më të eksportuara nga Kosova në Gjermani për periudhën janar-shtator 2021 ishin: pajisjet e ndërtimit prej plastikës, thasët dhe çantat për paketimin e mallrave, veshje prej telave të gizës apo çelikut, mobileria dhe produkte metalike.
OEGJK thekson se përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështetë në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman.
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova












