Lajme
Emocionohet Merkel: Ceremonia lamtumirëse pas 16 vjetësh në pushtet
Tani më në largim, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë e emocionuar në ceremoninë e lamtumirës ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas rreth 16 vjetësh në pushtet. Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja pati mundësinë të zgjedhë edhe tri këngë.
Ajo zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should rain red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore, të këngëtares Nina Hagen.
“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, deklaroi Angela Merkel, duke mbajtur një fjalim të shkurtër lamtumirëse në ceremoninë e njohur si “Grosser Zapfenstreich” në Berlin.
Ushtria gjermane e nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur këngët e zgjedhura nga vetë ajo.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









