Lajme
Masa të ashpra në Gjermani
Në Gjermani të gjithë personat e pavaksinuar do të përballen me kufizim të lirisë së qarkullimit në kushtet kur pasaporta shëndetësore kërkohet thuajse në çdo institucion. Nga ana tjetër, Parlamenti po konsideron mundësinë që vaksinimi të bëhet me detyrim. E nëse miratohet, vendimi hyn në fuqi në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Në Gjermani aktualisht janë vaksinuar plotësisht rreth 68 % e popullsisë.
Në Mynih shtrëngimi i masave u prit me protesta dhe reagime të forta. Të pavaksinuarit e konsiderojnë diskriminim vendimin e qeverisë, duke u shprehur se e drejta për të zgjedhur nuk duhet të cenohet.
Në përballjen me autoritetet, pati përplasje dhe arrestime. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë lëshuar thirrjet për organizime masive gjatë fundjavës, jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë shtete të tjera, ku qeveritë kanë paralajmëruar shtrëngimin e masave për menaxhimin e pandemisë. (efekte)
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











