Kosova
Ky është ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani do të jetë Faruk Ajeti, përcjell albinfo.ch.
Ajeti ka marrë kredencialet te Presidenti i Gjermanisë dhe përfaqëson Kosovën atje.
“Faruk Ajeti ka shkuar në Gjermani dhe do të jetë ambasadori i ri atje. Është gjermanofolës. Është studiues tepër i mirë i marrëdhënieve të jashtme dhe ka kryer studime në akademitë austriake. Ka filluar punën e tij nga data 6 nëntor. I kemi dërguar kredencialet te presidenti dhe nga ai moment do të përfaqësojë Kosovën atje”, thotë ajo në emisionin Pressing në T7.
Ajo ka komentuar edhe emërimin e ambasadorit të Kosovës në BE.
“Gazetari Agron Bajrami është ambasadori ynë në Bruksel, i cili në një kohë rekord ka marrë miratimin e Mbretërisë së Belgjikës për të qenë ambasadori ynë atje. Zoti Bajrami, si rrallë kush e njeh relacionin Kosovë-BE”, shtoi ajo.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












