Lajme
Inflacioni në Gjermani, në nivelet më të larta që nga viti 1992
Inflacioni në Gjermani kapi vlera rekord në nëntor, në 5,2 për qind nga viti në vit, duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori 1992 dhe ndoshta kulmin e tij vjetor, sipas shifrave të përkohshme të publikuara sot nga Banka Qendrore Evropiane.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Statistikave Destatis, treguesi i çmimit të konsumit u nxit nga një rritje e kostove të energjisë, me 22,1 për qind gjatë një viti, mungesa e mallrave dhe një efekt mekanik i lidhur me normën e TVSH-së, përkohësisht e ulur në vitin 2020, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë një muaji, norma e inflacionit është ulur me 0,2 për qind.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve, që shërben si pikë referimi në nivel evropian, ka shënuar një rritje prej 6,0 për qind gjatë një viti, duke bërë atomizimin e objektivit të BQE-së për inflacionin në 2 për qind në eurozonë.
“Shumë nuk prisnin rritje çmimesh të këtyre përmasave në vjeshtë”, pranoi Isabel Schnabel, anëtare e Bordit ekzekutiv të BQE-së.
Në tregtinë me pakicë, çmimet e mallrave u rritën në përgjithësi me 7,9 për qind, me një rritje prej 4,5 për qind të çmimeve të ushqimeve.
Rritja në shërbime është 2,8 për qind.
“Sapo të arrihet kulmi i tij, inflacioni duhet të ulet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm dhe t’i afrohet objektivit prej 2 për qind të BQE-së”, shtoi Schnabel.
Sipas saj, ngushticat që mundojnë industrinë globale pritet të përthithen dhe çmimet e energjisë nuk do të vazhdojnë më të rriten me të njëjtin ritëm.
Për më tepër, efekti i rritjes së TVSH-së në Gjermani këtë vit do të zhduket nga janari 2022.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











