Lajme
BE përditëson listën e udhëtimeve
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2022
Bashkimi Evropian pritet të përqendrohet në statusin e vaksinimit të udhëtarëve dhe jo në zonat gjeografike për rregullat e tij të udhëtimit të brendshëm dhe të jashtëm, sipas propozimeve nga Komisioni Evropian, që do të hyjnë në fuqi në janar.
Eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynder, tha në një deklaratë për shtyp se masa është për të “shmangur masat e ndryshme në të gjithë BE-në”, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.
“Një person që zotëron certifikatën e vaksinimit dixhital të BE-së nuk duhet t’i nënshtrohet kufizimeve shtesë të udhëtimit”, tha Reynder.
Komisioni Evropian njoftoi sot se shtetet anëtare të BE-së pritet t’i njohin vaksinimet si të vlefshme për nëntë muaj pas përfundimit të kursit të tyre.
Meqenëse Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tashmë ka miratuar dozën përforcuese pas gjashtë muajsh, tre muajt shtesë duhet t’u japin kohë qeverive të BE-së për të vaksinuar sërish popullsinë e tyre.
Në një lëvizje të ngjashme, eurokomisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se vendet anëtare të BE-së duhet t’i japin përparësi statusit të vaksinimit, sesa vendit të nisjes së udhëtarëve që mbërrijnë në BE për udhëtime jothelbësore.
Megjithatë, një test negativ PCR do të kërkohet ende për një udhëtar të imunizuar me një vaksinë që nuk njihet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, qeveritë e BE-së po përgatitin fushata përforcuese dhe po vendosin standarde të reja për statusin e vaksinimit.
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare













