Lajme
Kreu i Boksit Gjerman ka manipuluar meçin ku humbi Krasniqi?
Menaxhmenti i Krasniqit ka publikuar bisedat e grupit familjar të Kryetarit të Shoqatës së Boksierëve Profesionistë Gjermanë (BDB), Thomas Pütz
Thomas Pütz është kryetar i Federatës Gjermane të Boksit. Tani së fundi për të thuhet se ka manipuluar një luftë në Kupën e Botës. Manipulimi del nga rrjedha e bisedave private në internet, siç pretendon tashmë ish-kampioni botëror, Robin Krasniqi, transmeton albinfo.ch.
Tani menaxhmenti i Krasniqit ka publikuar bisedat e grupit familjar të Kryetarit të Shoqatës së Boksierëve Profesionistë Gjermanë (BDB).
Pak para luftës, Pütz i kishte shkruar vajzës së tij Karoline (e cila edhe vetë është gjyqtare): “Ty të kam brenda në IBO në luftën kryesore dhe unë do të jem mbikëqyrësi, shkruan bild.de. Kur ju përkujtua se juria ishte tashmë aty, Pütz u përgjigj: “Kam hequr të huajt. Ata janë të gjithë jashtë, ka vetëm gjermanë.” Pas kësaj ai vendosi tre emoji me buzëqeshje.
A ka bërë me dije me këtë shkresë Pütz një manipulim të planifikuar?
Fakti që dihet është se Krasniqi , me rezultatet sipas gjyqtarëve (1:2 (114:115, 112:116, 115:114) ishte mbrapa.
Nga lajmet, megjithatë, nuk është e qartë nëse Pütz përfundimisht ka ndikuar në vendosjen e fatit të meçit ose jo, transmeton albinfo.ch. Por, ish-kampioni Krasniqi ka protestuar në BDB dhe në shoqatën botërore IBO. Deri tani pa sukses!
Ndërkohë, shtrohet dilema: pse Pütz duhej fare të manipulonte duelin mes dy boksierëve gjermanë nga prapaskena?
Menaxheri i Krasniqit, Luan Dreshaj ka këtë shpjegim: “Bösel pritet të jetë një “Henri Maske i ri”, me të cilin fitohen para. Kështu që Robini duhet të humbasë”.
Këto janë kuza të rënda që presidenti i boksit i mohon me forcë!
Pütz, i pyetur nga Bild thotë: “Kjo është çmenduri! Janë fantazi që dëmtojnë vërtet boksin. Ishte një rezultat i ngushtë, por të flasësh për një gjykim të gabuar, është absurde. Skandali i vërtetë është publikimi i rrjedhës së bisedave private. Kjo është vjedhje dhe unë do të bëj një padi për këtë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












