Kosova
Hajdari: Do të vendosim reciprocitet për mallrat serbe
Bëhet e ditur se pas një mbledhje, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se me miratimin e pesë ligjeve të dikasterit të saj, i kanë përmbushur obligimet për agjendën e Bashkimit Evropian për MSA-në.
Pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për medie, ministrja Hajdari foli edhe për masat e reciprocitetit ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, për çka tha se do të vendosen masa të reciprocitetit.
“Do të vendosen dhe janë duke u vendosur veçse. Nëse kuptoni termin e reciprocitetit, do të thotë barazi edhe këtë do ta shtyjmë përpara. Por, unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të mirëfilltë dhe masat do të vendosen kur ne do të jemi të gatshëm, pasi efekti nuk do të jetë çështje ditësh, por në afat 5-vjeçar”, tha ajo.
Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se me vendim qeveritar kanë ndarë 1.7 milionë euro për t’i kompensuar dëmet financiare si pasojë e fatkeqësive natyrore.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












