Kosova
Kurti takon Pamela RendiWagner, kryetare e Partisë Socialdemokrate të Austrisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, AlbinKurti, gjatë qëndrimit në Vjenë ka takuar Pamela Rendi Wagner, Kryetare e Partisë Socialdemokrate të Austrisë.
Duke e falënderuar për ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë, kryeministri Kurti tha se Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe apartheidit si dhe ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës dhe hapi ambasadë në Prishtinë.
U bisedua për situatën dhe menaxhimin me pandeminë. Kryeministri theksoi se përkundër faktit që kemi filluar me vonesë vaksinimin nuk kemi marrë vaksina nga Kina apo Rusia, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA dhe tani jemi në krye të Ballkanit Perëndimor.
Deri tani me një dozë janë vaksinuar mbi 64 për qind e popullatës së planifikuar për vaksinim, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 56 për qind.
Pamela Rendi Wagner u interesua për reformat që ka nisur qeveria dhe për mënyrat se si do të mund të ndihmonte Austria.
Kryeministri tha se të hyrat tatimore janë rritur për një të tretën, sepse qytetarët tani kanë besim më të madh meqë nuk ka korrupsion te qeveria, si dhe janë më optimistë prandaj edhe shpenzojnë më shumë. E gjithë kjo pa i ndryshuar politikat fiskale, shtoi ai.
Për masat e ndërmarra kundër krimit dhe korrupsionit, kryeministri Kurti theksoi se gjatë këtij viti policia ka realizuar rreth 500 operacione e rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor, tha ai.
Arsimi dhe trajnimi dual ishte tema tjetër e bisedës. Kryeministri theksoi se jemi të fokusuar që t’u ofrojmë të rinjve perspektivë dhe që arsimimi i tyre në të ardhmen të jetë në përputhje me karrierën dhe punën që duan të bëjnë. Kryeministri potencoi nevojën për aplikimin e sistemit dual të arsimimit që e aplikon Austria.
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











