Kosova
Austria mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
Kryeministri Kurti u prit nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin ka zhvilluar takim bilateral.
Kurti e uroi kancelarin Schallenberg për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Kancelar dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Kosovës për të vazhduar raportet tejet të mira me Austrinë, raporton Albinfo.ch.
Ai foli për ringjalljen dhe rritjen e pashembullt ekonomike që po e përjeton Kosova që nga paslufta, e që këtë vit parashihet të jetë 9,9 për qind, dhe për angazhimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Schallenberg edhe për rritjen e shënuar në investimet e huaja direkte të cilat këtë vit janë 89 për qind më të mëdha sesa mesatarja e tyre gjatë dekadës së fundit dhe më të lartat që nga shpallja e pavarësisë, thuhet në njoftimin r zyrës së kryeministrit Kurti.
Kancelari Schallenberg nënvizoi rëndësinë e investimeve të Austrisë, që renditet e pesta për nga investimet direkte në Kosovë. U diskutua për mundësitë e rritjes së investimeve austriake në Kosovë dhe u dakordua që në shërbim të kësaj gjatë vitit të ardhshëm të organizohet Samiti Ekonomik në Kosovë.
Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sot janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 5 ditë qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herën e dytë liberalizmin e vizave.
Kancelari austriak dha mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe tha se Austria i qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane.
U bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e Qeverisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










