Integrimi
Ylfete Fanaj, njëra nga “21 politikanet zvicerane që inspirojnë”
Ajo që para 30 vitesh ishte "e para nga Ballkani" në klasën e saj, sot është shqiptarja dhe e huaja e parë, kryetare e një parlamenti kantonal të Zvicrës

Një libër i ri, i botuar pak kohë më parë, me titullin “Schweizer Politfrauen, 21 Portraits die inspirieren”” (Gratë politikane të Zvicrës, 21 portrete që inspirojnë), përfshin portretet e 21 grave politikane, nga më të njohurat, të Zvicrës.
Në këtë libër, botimi i të cilit është realizuar në nderim të 50 vjetorit të të drejtës së gruas për të votuar në nivel nacional (1971-2021), është përfshirë edhe Ylfete Fanaj.
Sigurisht, diçka e vetëkuptueshme për kohën e sotme, kur dimë se Fanaj, politikane e njohur në nivel të Zvicrës, tashmë ka kryer mandatin si kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch. Por kjo gjë nuk ishte as e imagjinueshme për kohën kur Ylfetja kishte ardhur në Zvicër, afër 30 vite më parë, si nxënëse 9 vjeçe.
Pikërisht për këtë kohë, për fillimet e saj në Zvicër, flet Ylfete Fanaj në intervistën që është bërë pjesë e librit të përmendur, dhe e cila është botuar sot (pjesërisht) edhe në revistën “Schweizer Illustrierte”.
Ajo kujton kohën kur në klasën e saj, në Sursee (Lu) ku kishte “aterruar” në gjysmëvjetorin e dytë, ishte jo vetëm shqiptarja e parë por e para nga e gjithë Ballkani, shkruan albinfo.ch. Ylfetja tregon se i ishte bashkuar familjes që jetonte në Zvicër pasi ajo dhe një motër, për një kohë kishte jetuar në Kosovë, me gjyshen…
Ardhja dhe përshtatja në një mes të ri nuk kishte qenë aspak e lehtë për të por me kalimin e kohës kishte arritur të integrohej dhe të merrte shkollimin e duhur. Ylfetja kujton edhe kohën kur, për të siguruar një vend në shkollimin profesional i ishte dashur të bënte 200 aplikime, shkruan albinfo.ch duke përcjellë revistën zvicerane. Asnjëra nga firmat ku kishte aplikuar nuk e kishte ftuar për intervistë. Emri i saj “i gabuar” ishte shkaktar.
Dhe, këtu diku ka filluar edhe interesimi i saj për politikë, thotë Fanaj.
Ajo kujton se më në fund ishte pranuar për ta bërë shkollimin profesional por vetëm “me të njohur”. Në fakt, vendi për të cilin kishte aplikuar së fundi mund të mbulohej fare mirë nga një zvicerane e cila kishte nota më të mira. Por fakti që në komisionin për pranim kishin qenë tri gra me prejardhje të huaj kishte qenë fat për Ylfeten, transmeton albinfo.ch. Ato e kishin pranuar, me mendimin se zvicerania do të gjente vend gjithsesi dhe lehtë, kudo tjetër ndërsa për një vajzë me emrin Ylfete Fanaj, ky ishte rasti mbase i vetëm.
Kështu, ajo që para 30 vitesh ishte “e para nga Ballkani” në klasën e saj të fillores, sot është shqiptarja dhe në përgjithësi, e huaja e parë kryetare e një parlamnenti kantonal të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra Gjykata Kantonale ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë dhe dënimin me tre vjet burg por...
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?