Kosova
“Mirësevini në Prishtinë” mbishkrimi që kushtoi 8 mijë euro
Bëhet e ditur se drejtoresha e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Medina Braha ka folur për mbishkrimin “Mirësevini në Prishtinë”, i cili është bërë në hyrje të kryeqytetit.
Ajo tha se ky projekt është realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë.
“Ky është një projekt që është duke u realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë që ka të bëjë me dekorimin e qytetit, kryesisht përmes gurëve dekorativ. Kemi filluar me “Mirë se vini në Prishtinë”, kjo ka qenë ideja që të fillohet me një mbishkrim të tillë, ku Prishtina si kryeqytet ta ketë një mbishkrim që i uron mirëseardhje kujto qe vjen këtu. Duke marrë parasysh se është kryeqytet e kemi bërë edhe në gjuhën angleze që ta kupton kushdo që vjen këtu”, tha ajo.
Ajo tha se ky projekt është qysh në fillim të vitit.
“Ky projekt është planifikuar qysh në fillim të vitit, pastaj së bashku me stafin e kemi identifikuar edhe lokacionin se cili do të ishte më i përshtatshëm, sepse jo secila hyrje e mundëson duke qenë se nuk ka hapësirë” realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë”, tha ajo.
Braha paralajmëroi projekte të ngjashme edhe në lokacione të tjera.
“Si mbishkrim duhet të jetë nëpër hyrje të qytetit, ky ka qenë lokacioni më i përshtatshëm. Është e vështirë të gjendet edhe një lokacion tjetër sepse një shkronjë është 2 metra e gjatë, pra është një hapësirë e madhe që nevojitet. Në rrugën B i kemi dy ndërhyrje që po i bëjmë në kuadër të këtij projekti. Tek rrethi atje jemi duke e rregulluar në tërësi, do të ketë gjelbërim më shumë. Jemi duke dekoruar me gurë të Gllarevës”, u shpreh ajo.
Tutje, Braha u tregoi se mbishkrimi tek hyrja e Prishtinës ka kushtuar 8 mijë euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












