Lajme
Rregulla të reja për punëtorët në Gjermani
Nëse i refuzojnë, mund të largohen nga puna
Bëhet e ditur se punëtorët e shumtë në Gjermani po i pret rregulla e re në vendin e punës nga dita e mërkure, 24 nëntor, transmeton albinfo.ch.
“Për të mbrojtur më mirë punonjësit, 3G do të aplikohet në vendin e punës nga 24 nëntori”, njoftoi Ministria Federale e Punës.
Ndërkohë, Ministria Federale e Shëndetësisë konfirmoi gjithashtu se rregulli i planifikuar 3G në trafik dhe testimi i detyrueshëm në shtëpitë e të moshuarve në të gjithë vendin gjithashtu duhet të hyjë në fuqi sot.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Punës tha se hyrja në fuqi e vendimit varet kur ai do të nënshkruhet nga presidenti federal. Sipas ligjit, ai hyn në fuqi një ditë pas nënshkrimit.
Zyra e Presidentit Federal njoftoi se me vlerësimin e kushtetutshmërisë, Ligji për Mbrojtjen nga Infeksionet pritet të hyjë në fuqi para mesit të javës së ardhshme.
Rregullat e reja nënkuptojnë se nëse “kontakti fizik” me të tjerët në kompani nuk mund të përjashtohet, qasja në vendin e punës duhet të jetë e mundur vetëm me dëshmi vaksinimi, shërimi nga COVID-19 ose një test negativ PCR, i cili duhet të bëhet çdo 48 orë. Gjithashtu, kompanitë duhet ta kontrollojnë punëtorin në baza ditore.
Në rastin më të keq, të gjithë ata që nuk duan të respektohen rregullat mund të pushohen nga puna. Të gjithë ata që vijnë në Gjermani dhe nuk janë vaksinuar, duhet të sjellin me vete prova të një testi të shpejtë negativ për coronavirusin.
Në të gjithë Gjermaninë, punonjësit dhe vizitorët duhet të lejohen gjithashtu të hyjnë në shtëpi pleqsh, klinika dhe ambiente për personat me aftësi të kufizuara vetëm me një test negativ ditor. Punëtorët e vaksinuar ose të shëruar mund të bëjnë gjithashtu vetë-teste ditore ose të bëjnë teste PCR dy herë në javë.
Coronazahlen steigen stark. Um Beschäftigte besser zu schützen, gilt ab voraus. 24. Nov #3GamArbeitsplatz:
Beschäftigte müssen vor Betreten ihrer Arbeitsstätte nachweisen, dass sie geimpft, genesen oder negativ getestet sind.
FAQ 👉 https://t.co/BMfkZcqdnt #Infektionsschutzgesetz pic.twitter.com/9nbyZR9E7x— Bundesministerium für Arbeit und Soziales (@BMAS_Bund) November 19, 2021
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













