Lajme
65.371 raste të reja me Covid-19 në Gjermani
Rekord infektimesh brenda 24 orëve të fundit
Instituti “Robert Koch” brenda 24 orëve të fundit, raportoi 65.371 raste të reja me Covid-19 në Gjermani, duke shënuar rekord të ri që nga fillimi i pandemisë.
Lidhur me situatën, drejtori i këtij instituti, Lothar Wieler, paralajmëroi se vendi përballet me “Krishtlindje vërtet të tmerrshme”, nëse nuk merren masa për ta luftuar rritjen e madhe të numrit të rasteve.
“Tash për tash po shkojmë drejt një urgjence serioze. Do të kemi Krishtlindje vërtet të tmerrshme, nëse nuk marrim kundërmasa tani”, tha ai.
Sipas tij, Gjermania ka nevojë që ta rrisë shkallën e vaksinimit dukshëm në mbi 75 për qind, nga 67.7 për qind sa është tani. Disa rajone në Gjermani shkallën e vaksinimit e kanë shumë më të ulët, për shembull, 57.6 për qind.
Wieler paralajmëroi se spitalet në mbarë Gjermaninë po kanë vështirësi për të gjetur shtretër për pacientët me Covid-19 dhe për ata me sëmundje të tjera.
Agjencia “Associated Press” raporton se Wieler gjithashtu bëri thirrje për mbyllje të bareve e klubeve të natës, ndalim të organizimeve të mëdha dhe kufizim të qasjes në shumë fusha të jetës publike vetëm për personat që kanë certifikata vaksinimi ose certifikata për kalimin e sëmundjes.
Ligjvënësit gjermanë të enjten do të diskutojnë për masat që do t’i zëvendësonin rregullat mbarëkombëtare të gjendjes emergjente, afati i së cilës skadon në fund të këtij muaji.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











