Lajme
Nju-Jorku do të rikthejë festën e Vitit të Ri në sheshin “Times Square”
Njerëzit do të lejohen të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju-Jorkut, konfirmoi kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio. Festa është anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Njerëzit që duan të shohin rënien e topit këtë vit, do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes COVID-19. Rënia e topit simbolizon fillimin e Vitit të Ri.
“Më në fund, mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, tha kryebashkiaku de Blasio.
Njerëzit e kanë festuar natën e Vitit të Ri në “Times Square” qysh në vitin 1904. Por, vitin e kaluar, festimet janë anuluar, pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin tubimet.
De Blasio tha se ka punuar me Departamentin e Shëndetësisë dhe Departamentin e Policisë së Nju-Jorkut që festa të kalojë mirë. SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në botë.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka konfirmuar mbi 47 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 765,000 viktima./REL
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare













