Maqedonia
Maqedoni: Vaksinim i detyrueshëm për të punësuarit në sektorin publik
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, këtë të mërkurë në një konferencë për mediat ka paralajmëruar masat e reja, të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë, me qëllim mbrojtjen e popullsisë nga pandemia, përcjell albinfo.ch.
Filipçe ka bërë me dije se do të kërkohet që të gjithë të punësuarit në këtë sektor të vaksinohen detyrimisht.
“Komisioni për Sëmundje Infektive do të propozojë që të gjithë të punësuarit në sektorin publik në vetëqeverisjen lokale, institucionet qeveritare, për të shkuar në vendin e punës, të tregojnë vërtetim për së paku një dozë të pranuar të vaksinës kundër COVID-19, test negativ PCR që do të vlejë së paku 72 orë, i cili do të duhet të bëhet me harxhim personal. Dhe, si mundësi e tretë do të jetë vërtetimi për shërim nga COVID-19, jo më i vjetër se 45 ditë”, tha Filipçe.
Ai shtoi se gjithashtu do të ketë një mundësi të katërt, që është vërtetim nga mjeku specialist se nuk mund ta pranojnë vaksinën, duke shtuar se këto janë gjendje të rralla.
Ndër të tjera, ai tha se do t’i propozohet Qeverisë vendosja e masës për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë punonjësve shëndetësorë.
Filipçe u bëri thirrje edhe kompanive private që të bashkangjiten në këto masa.
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










