Tematike
Mbron shqiptarët nga politikani ekstremist: Artistes gjermane i kanoset burgu
"Kush nuk dëshiron që shqiptarët të hyjnë në shtëpi si kujdestarë dhe pastaj të plaçkisin shtëpinë, duhet të votojë AfD-në", kishte deklaruar ai. Amani është marrë me këtë deklaratë në rrjetet sociale dhe i ka dedikuar një këngë fyese
Për shkak se nuk ka pranuar të paguante gjobën prej 1800 eurosh, Youtube-rja Enissa Amani përballet me vuajtjen e 40 ditëve burg.
Mosmarrëveshja e saj me deputetin e AfD -së (partia e ekstremnit të djathtë, në Gjermani), Andreas Winhart ngë Landin e Bavarisë, ka arritur kështu një pikë të re kulmore, trasnmeton albinfo.ch.
Sfondi: Më 19 mars të vitit 2019, komedianja, podkast-erja dhe youtu-erja Enissa Amani pati postuar një video në Instagram në të cilën ajo fliste e zemëruar kundër politikanit të AfD Winhart, të cilin e quante “idiot” dhe “bastard”, “i cili duhet të mbyllet”.
Ajo që e kishte shtyrë 39 vjeçaren të shpërthente kështu ishte një fjalim i politikanit Winhart në vjeshtën e vitit 2018 gjatë një aktiviteti të fushatës zgjedhore në Willing (Bad Aibling).
Ai në atë rast kishte bërë ofendime brutale dhe në mënyrë raciste ndaj afrikanëve dhe shqiptarëve duke akuzuar refugjatët për shtimin e rasteve të HIV-it, zgjebe dhe TBC në rrethin e tij.
“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët të hyjnë në shtëpi si kujdestarë dhe pastaj të plaçkisin shtëpinë, duhet të votojë për AfD-në”, kishte deklaruar ai, veç tjerash. Amani më pas është marrë me këtë deklaratë në rrjetet sociale dhe madje i ka dedikuar një këngë fyese.
Në shkurt të këtij viti, zyra e prokurorit publik të Traunstein pati ndaluar hetimin ndaj politikanit Winhart pas një ankese penale të tij, përcjell albinfo.ch. Pra, ai ishte liruar nga akuza sepse në kushte fushate politike lejohet “e drejta për përshkallëzim polemik dhe provokim të vetëdijshëm”.
Më pas Winhart ka bërë një ankesë kundër artistes gjermane me prejardhje iraniane. “Ndihem personalisht i ofenduar nga deklarata si ‘Bastardi Andreas Winhart’, kështu që tani ky ofendim po ndiqet penalisht nga prokuroria publike në Traunstein”, është shprehur Winhart për gazetën WELT.
“Zonja Amani në videot saj bën deklarime që janë qartas të rreme. Prandaj e shoh veten të detyruar të marr masa kundër saj”, është shprehur politikani i AfD.
Enissa Amani: “Dua të jap shembull”
Para disa muajsh Amani pati deklaruar se edhe pse e konsideronte të justifikuar gjobën, “nuk do ta paguante. Nuk ka rëndësi nëse gjoba është 5 euro apo 50 mijë”. Ajo mendon se është e drejtë që askush të mos ofendojë tjetrin, nuk e mohon këtë, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, ajo nuk e sheh pse “një politikan me një deklaratë kaq çnjerëzore shpëton pa u ndëshkuar”, ka shkruar ajo në Twitter rreth kësaj teme.
Tani, ajo kërkoi këshilla nga ndjekësit e saj. “A duhet ta kaloj nëpër këtë dhe të pranoj burgimin? Disa gjëra kanë nevojë për guxim, disa gjëra kanë nevojë për precedentë të qartë. A. Winhart, ti je dhe do të mbetesh racist!”.
Ndjekësit tregojnë solidaritet për guximin e saj dhe vullnetin për të pranuar burgun për bindjet e saj. Megjithatë, shumë flasin kundër.
Enissa Amani u bë e njohur në Gjermani me stand-up komedi. Ajo ka performuar në Nju Jork dhe Londër, transmeton albinfo.ch. 39-vjeçarja ishte komediania e parë gjermane që ka fituar terminin e saj special për komedi në shërbimin e transmetimit Netflix.
Ajo po ashtu ka marrë çmimin Grimme Online për angazhimin e saj. social.
Prindërit e saj – babai, studiues letrar, nëna e saj mjeke – kishin ardhur në Gjermani si azilkërkues.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













