Maqedonia
Sqarohet deputeti Kastriot Rexhepi, i cili e ‘shpëtoi’ Zaevin
Ai tha se për shkak të bindjeve të tij ideologjike, vendosi që të mos lejojë rrëzimin e kësaj qeverie.
Deputeti i shumëpërfolur i ditëve të fundit në Maqedoni, i cili ishte pjesë e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, ka sqaruar edhe një herë mungesën e tij në ditën kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut synonte rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.
“Me vullnetin tim dhe vendosmëri u strehova në ditën e votimit për mosbesimin e Qeverisë, me qëllim që të mos lejoj që për shkak të valës së rezultateve të zgjedhjeve lokale, vendi të na shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mia ideologjike dhe në kundërshtim me synimin strategjik që na e kanë dhënë qytetarët”, tha deputeti Rexhepi, i cili është përjashtuar nga Lëvizja Besa, transmeton Albinfo.ch.
Ai po ashtu përgënjeshtroi pretendimet e kryetarit të partisë së tij, Bilall Kasami, se ai mund të ishte marrë peng ose detyruar me forcë që të ndryshonte mendje.
“U strehova që të mbroj veten dhe familjen, duke e ditur se do të ishte presioni ndaj meje nëse do të isha fizikisht në sallë. Rezultati në fund do të ishte i njëjtë, por unë do të isha i ekspozuar në sulme, së paku verbale. Janë joserioze dhe të turpshme gënjeshtrat se dikush më ka rrëmbyer, mbajtur me forcë apo më ka kërcënuar me materiale komprometuese”, tha Rexhepi.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














