Kosova
Kurti: Synimi i Kosovës është NATO dhe BE, kërkojmë përkrahjen e Kroacisë
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Plenkoviq është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.
Pas takimit dypalësh, ata u janë drejtuar mediave përmes një konference për media, ku kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje homologut kroat dhe ka kërkuar që bashkëpunimi shtetëror të vazhdojë mes vendeve.
Kurti ka bërë të ditur se kanë folur për bashkëpunim ekonomik, ku ka thënë se shkëmbimi i përvojave është shumë i domosdoshëm për Kosovën.
“Synimi i Kosovës është i qartë që të bashkohet në NATO dhe të anëtarësohet në BE. Kroacia, shembull i qartë”, ka thënë Kurti.
Mes tjerash, ai ka thënë se duhet të bëjmë progres në integrimin evropian dhe e mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kroacisë.
“Krijimi i urave sa me të mira, si për mërgatën që i kemi në shtetin kroat dhe qytetarët kroatë që janë në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Plenkoviq do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











