Kosova
Sipas Kohës: LVV fiton në tri komuna kryesore
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në tri nga katër komunat më të mëdha që kanë hyrë në balotazh të dielën, sipas projeksionit të KOHËS. Ky projeksion e ka nxjerrë fituese partinë e Albin Kurtit në Prishtinë, Prizren e Gjilan. Humbjen e vetme në komunat e mëdha në këtë rund, Vetëvendosje e pati në Gjakovë ku fitoi sërish Ardian Gjini.
Megjithatë, në tri komunat ku ka fituar Vetëvendosje, rezultati është brenda margjinës së gabimit prej 3 pikë të përqindjes, përcjell albinfo.ch.
Në rundin e parë, kjo parti s’fitoi mbi 50 për qind në asnjë komunë të vendit.
Vitia fiton ngushtë në Prishtinë
Rezultat tejet i ngushtë pritet të dalë nga balotazhi në Prishtinë. Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas projeksionit të KOHËS, do të jetë kryetar i ri i Prishtinës. Në rundin e dytë të zgjedhjeve, ai ka marrë 52.4 për qind të votave. Rivali i tij, Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë 47.6 për qind të votave.
Haskuka mbetet kryetar i Prizrenit
Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë kryetar i Komunës së Prizrenit edhe për një mandat, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin e së dielës. Haskuka ka fituar shumë ngushtë përballë Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në balotazh, Haskuka ka marrë 51 për qind të votave, kundrejt 49 për qind që i ka marrë Totaj.
Hyseni rrëzon Hazirin nga pushteti në Gjilan
Lutfi Haziri nuk do të jetë më kryetar i Komunës së Gjilanit, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin në këtë komunë, të mbajtur të dielën. Atë e ka rrëzuar nga pushteti Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni ka marrë 50.9 për qind të votave, ndërsa Haziri bie nga pushteti me 49.1 për qind të votave.
AAK-ja mban Gjakovën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar edhe një mandat në Komunën e Gjakovës, sipas projeksionit të KOHËS. Ardian Gjini do të jetë kryetar edhe për katër vjet pasi ka marrë shumicën në rundin e balotazhit ndaj rivales Mimoza Kusari-Lila së Lëvizjes Vetëvendosjes. Gjini ka fituar 55.2 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 44.8 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













